1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer
  • Last Modified: E premte 15 Prill 2016.

Rëndësia e namazit

  • Është kushti i dytë i islamit.
  • Është gjëja e parë në të cilën njeriu do të japë llogari. Po që se namazi është në rregull, atëherë në rregull do të jenë të gjitha punët dhe anasjelltas.
  • Është shenjë që përcakton besimtarët e devotshëm. Allahu thotë duke përshkruar besimtarët e dovotshëm: "Dhe ata që e kryejn namazin."
  • Ai që i kushton rëndësi namazit, ai e ka ruajtur fenë e tij, ndërsa kush nuk i kushton rëndësi namazit, ai nuk i është përkushtuar fesë së tij.
  • Feja zë vend në zemrën e një personi aq sa zë vend namazi.
  • Namazi tregon dashurinë dhe mirënjohjen e njeriut ndaj Allahut.
  • Namazi është një adhurim të cilin Allahu ka urdhëruar që ta kryejmë, madje kur jemi edhe në udhëtim, por edhe kur jemi në vendlindje, kur jemi të shëndosh edhe të sëmurë etj.
  • Është bërë obligim në qiell në natën e Miraxhit. Është dritë dhe shpëtim në varr dhe në ditën e Gjykimit.
  • Largon nga të shëmtuarat dhe veprat e këqija.