1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer
  • Last Modified: E premte 15 Prill 2016.

12 gjëra të rëndësishme rreth Palestinës

12gjera

Palestina është vendi i të dërguarve të Allahut.

$1-         Ibrahimi, alejhi selam, është shpërngulur në Palestinë.

$1-         Allahu i Lartësuar e shpëtoi Lutin, alejhi selam, nga dënimi i  popullit të tij në tokën e bekur, respektivisht në Palestinë.

$1-         Davudi, alejhi selam, ka jetur në Palestinë ku edhe e ndërtoi mihrabin e vet.

$1-         Sulejmani, alejhi selam, e ka sunduar botën duke qenë në Palestinë. Tregimi i tij me milingonën, ku milingonës i qe thënë: ‘’…dhe kur arritën në luginën e thneglave, një thnegël tha: “O thnegla, hyni në banesat tuaja, e të mos ju shkelë Sulejmani dhe ushtria e tij, meqë nuk ju hetojnë!” Kjo ka qenë në një vend të Palestinës, që quhet Vadi Nemle, përreth Askalanit.

$1-         Po ashtu aty është mihrabi i Zekeriut.

$1-         Musai, alejhi selam, kishte kërkuar nga populli i tij që të hyjnë në Vendin e Bekuar, e që i tillë është quajtur ngase ka qenë i pastër nga shirku dhe ka qenë vend i pejgamberëve, si dhe kanë ndodhur mrekulli të shumta: lindja e Isait, alejhi selam, nga Merjemja, alejha selam, e cila ka qenë vajzë e re dhe nuk kishte burrë. Më pas, kur bijtë e Israilit (hebrenjtë) deshën ta mbysnin, Allahu e ngriti në qiell. Po ashtu, aty, Merjemja, alejha selam, e lëkundi hurmën gjatë shtatzënisë, kohë kjo në të cilën femra është e dobët dhe nuk ka forcë. Dhe, në fund, Isai, alejhi selam, do të zbresë te Minareja e Bardhë dhe do ta mbysë Dexhallin në Babulud, vend në Palestinë. Ajo është toka e vendtubimit, ku jexhuxhët e mexhuxhët do të mbyten në kohën e fundit dhe shumë e shumë ngjarje të tjera janë zhvilluar në Palestinë, si ngjarja e Talutit dhe Xhalutit, që është përmendur në suren Bekare, ajeti 46-47.

$1-         I Dërguari, paqja dhe mëshira e Allahu qoftë mbi të, kur e bëri Isranë, para se të ngritej në qiell, shkoi në Bejtul Makdis, ku dhe ka qenë stacioni i parë. Aty qe falur me të dërguarit dhe u kishte prirë në namaz, ndaj dhe ky vend quhet vend i të dërguarve. Ebu Dherri e kishte pyetur të Dërguarin se, cila shtëpi është ndërtuar e para. Ai i qe përgjigjur: ’’Mesxhidul Harami dhe më pas Mesxhidul Aksaja.’’ E pyeta: ‘’Sa ka qenë distanca kohore në mes tyre?’’ Më tha: ’’Dyzet’’. Dhe tha: ‘’Kudo që të të zërë namazi, falu, sepse e tërë toka është xhami.’’

$1-         Në fillim, Palestina (Bejtul Makdisi) ka qenë kibleja e muslimanëve. Por, pasi që i Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, qe shpërngulur në Medinë, gjatë faljes, i vjen Xhibrili, alejhi selam, dhe e urdhëron që ta ndërrojë kiblenë. Pra, të kthehej kah Qabeja (Mesxhidul Harami.) Xhamia në të cilën po falej quhet Mesxhidu Dhukibletejn

$1-         Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, nuk ka dalë nga Medina për të festuar çlirimin e ndonjë vendi, në përjashtim të Mesxhidul Aksasë, ku prezantoi në çlirimin e saj, u fal aty dhe ia dorëzuan  çelësat  e saj, për t’i mbrojtur të krishterët nga zullumi i romakëve.

$1-         Pastaj, për herë të dytë e çliroi Salahudin Ejubi, në vitin 583 hixhri, në ditën e premte, më 27 rexheb.

$1-         Përse është quajtur Bejtul Makdis (Shtëpia e Shenjtë)? Është quajtur e tillë për shkak të shenjtërisë që kishte Jerusalemi dhe Shami.

$1-         Është vend i luftërave. Në këtë vend kanë rënë dëshmorë (shehidë) afro 5000 sahabë, tek përpiqeshin për ta çliruar nga zullumi i romakëve, ku edhe sot vazhdojnë vrasjet në këtë vend.

$-         Bejtul Madis është quajtur para zbritjes së Kuranit. Pastaj është quajtur Mesxhidul Aksa.