1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer
  • Last Modified: E premte 15 Prill 2016.

23 çështje dhe dispozita në lidhje me agjërimin e gjashtë ditëve të shevalit

23ceshtje

 

23 çështje dhe dispozita në lidhje me agjërimin e gjashtë ditëve të shevalit

$    1.      Shumica e dijetarëve ndajnë mendimin se është e rekomanduar agjërimi i gjashtë ditëve të muajit sheval.

$    2.      Për vlerën e agjërimit të gjashtë ditëve të shevalit, i Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush agjëron ramazanin e pastaj e pason atë me gjashtë ditë nga muaji sheval,llogaritet sikur ta kishte agjëruar tërë vitin.”

Shënon Muslimi

$   3.      Fjala dehër e ka kuptimin agjërimi i tërë vitit, ngase shpërblimi dhjetëfish, agjërimi i ramazanit do të thotë agjërim për dhjetë muaj, ndërsa agjërimi i shevalit do të thotë për dy muaj.

$     4.      Është e rekomanduar që muslimani të agjërojë gjashtë ditë të shevalit dhe e mira e kësaj është që muslimani të shpejtojë në agjërimin e këtyre ditëve, që nga fillimi i muajit, duke u bazuar në ajetet dhe hadithet që na nxisin të shpejtojmë në vepra të mira .

$    5.      Prej shenjave të pranimit  të veprave është që, pas veprave në fjalë të vazhdohet me kryerjen e veprave të mira.

$    6.      Agjërimi i gjashtë ditëve të shevalit është sikur namazi vullnetar pas farzeve  dhe kryerja sa më e hershme është më e freskët për adhurim.

$    7.      Agjërimi vullnetar para dhe pas farzeve i plotëson lëshimet dhe mangësitë e farzeve, ngase ato plotësohen me adhurime vullnetare në Ditën e Gjykimit.

$     8.      Agjërimi pas ramazanit sinjalizon në pranimin e veprave.

$   9.      Ata të cilët thonë se agjërimi i gjashtë ditëve të shevalit është risi (bidat), nuk është vërtetë, ngase ky pretendim u bie poshtë me hadithin e vërtetë: “Ai që e agjëron ramazanin dhe e vazhdon me agjërimin e gjashtë ditëve të shevalit e ka shpërblimin sikur ta ketë agjëruar tërë vitin”. (Shënon Muslimi)

$   10.  Ata të cilët thonë se agjërimi i gjashtë ditëve të shevalit nuk është i vlefshëm, kanë qëndrim të dobët dhe kundërshtohen nga shumica e dijetarëve.

$    11.  Agjërimi i gjashtë ditëve të shevalit është vërtetuar në Sahihun e Muslimit dhe nuk ka kurrfarë problemi në saktësinë e tij.

$   12.  Agjërimi i gjashtë ditëve të shevalit është prej agjërimeve të veçuara. Ndaj, ai i cili dëshiron ta arrijë shpërblimin, duhet ta bëjë nijetin natën; kurse ai që nuk e bën nijetin natën, atij nuk i konsiderohet se ka argjëruar nga gjashtë ditët e shevalit.

$    13.  Më e mira për agjërimin e gjashtë ditëve të shevalit është që të agjërohet menjëherë pas Bajramit dhe ky agjërim të jetë i pandërprerë gjashtë ditë radhazi.

$    14.  Nuk lejohet agjërimi i gjashtë ditëve të shevalit para se t’i kryejmë ato ditë që na kanë mbetur të paagjëruara, ngase adhurimet e obliguara kanë përparësi para atyre vullnetare

$    15.  Nuk është e detyrueshme t’i agjërojmë gjashtë ditë të shevalit njërën pas tjetrës, por le ta vendosë besimtari atë që është më lehtë për të.

$    16.  Femrës nuk i lejohet të agjërojë gjashtë ditë të shevalit pa lejen e burrit të saj.

$   17.  Kush nuk ka mundësi t’i agjërojë gjashtë ditët e shevalit për shkak të ndonjë arsyeje, atëherë ai agjëron pas këtij muaji dhe do të ketë shpërblim -me lejen e Allahut-, ngase shpërblimi i dhjetëfishit nuk është vetëm në sheval, por është përmendur shevali, për të nxitur në punët e mira.

$    18.  Në qoftë se femra ka qenë lehonë dhe nuk ka mundur që ta kryejë borxhin  në sheval  dhe e zë muaji dhul kade, ajo agjëron gjashtë ditë të shevalit në dhul kade dhe shpërblehet sikurse të ketë agjëruar shevalin. Kjo për faktin se vonimi në këtë rast ka qenë i arsyeshëm.

$    19.  Veçimi i  ditës së premte për këtë agjërim është mekruh (i parekomanduar) te shumica e dijetarëve. Për të ikur nga ky diskutim, agjërojmë një ditë para apo pas saj.

$    20.  Lejohet agjërimi i gjashtë ditëve të shevalit  të veçuara në ditën e shtunë.

$    21.  Lejohet që besimtari të zgjedhë agjërimin e gjashtë ditëve të shevalit brenda muajit, kur të dojë ai: në fillim, në mes, apo në fund, dhe, në qoftë se dëshiron, i ndan ato.

$   22.  Lejohet agjërimi i gjashtë ditëve të shevalit të hënën të enjtën, ditëve të bardha apo agjërimi i tri ditëve të muajit, mirëpo i agjëron me dy nijete.

$    23.  Nuk lejohet agjërimi me një nijet i ndonjë dite të ramazanit dhe atyre të shevalit.   

                            

Sufjan El-Reian

www.saaid.net