1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer
  • Last Modified: E premte 15 Prill 2016.

100 dobi për agjërueset - Që ka të bëjë me sëmundje dhe mjekësi

mjeksi

 

Që ka të bëjë me sëmundje dhe mjekësi

 

1.      Ajo që vlen për femrën me menstruaciaone vlen edhe për lehonën.

2.      I sëmuri në ramazan nuk duhet të agjërojë, por atë ditë duhet ta kompensojë me një ditë tjetër pas ramazanit.

3.      Personi me sëmundje kronike (të vazhdueshme), i moshuari që s’mund të agjërojë apo këdo që mjeku e këshillon me mosagjërim duhet t’i bindet atij (mjekut) dhe për çdo ditë të ushqejë  nga një të varfër a të gjorë.

4.      E njëjta dispozitë vlen edhe për shtatzënën që nuk mund të agjërojë. Pra, për çdo ditë (të paagjëruar) të ushqejë nga një të varfër a të gjorë.

5.      Ndreqja e dhëmbëve, shpëlarja e gojës dhe gjilpërat joushqyese nuk e prishin agjërimin.

6.      Nuk e prishin agjërimin të gjitha gjilpërat që janë shëruese.

7.      Gjilpërat ushqyese e prishin agjërimin, ngase ato janë zëvendësim i ushqimit.

8.      Elkemam për trajtimin e astmës në qoftë se në të ka ujë, ndikon në prishjen e agjërimit.

9.      Pikat për hundë nuk e prishin agjërimin, edhe pse ka mundësi që të shkojnë në fyt.

10.  Gjithashtu pikat për veshë dhe sy nuk e prishin agjërimin.

11.  Nuk e prish agjërimin gjithçka që ka ta bëjë me shërimin e mitrës së femrës.