1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer
  • Last Modified: E premte 15 Prill 2016.

100 dobi për agjërueset - Edukata e agjërueses

agjureses

 

Edukata e agjërueses

1.      Qëllimi i agjërimit është devotshmëria.

2.      Prej mrekullueshmërisë është që femra ta përsosë pamjen e jashtme dhe të brendshme në ramazan.

3.      Nuk është etike që femra të mbulohet vetëm kur të shkojë për ta falur namazin e pastaj ta heqë mbulesën.

4.      Nuk është etike që femra pasi që të kthehet prej namazit ta humbë kohën e saj duke shikuar seriale.

5.      Për ta mbrojtur agjërimin duhet braktisur fjalët e kota dhe thashethemet, si   dhe duhet ikur nga ndeja në vendet e këqija gjatë ramazanit, si gjatë ditës, ashtu edhe gjatë natës.

6.      Nuk duhet që t’u ikim mëkateve vetëm në kohën e agjërimit, por duhet t’i lëmë ato si në muajin ramazan, ashtu edhe jashtë tij.

7.      Nuk mund të paramendohet një femër ta lusë Allahun që t’ia pranojë agjërimin, kurse në anën tjetër flet me djem të huaj në telefon.