1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer
  • Last Modified: E premte 15 Prill 2016.

100 dobi për agjërueset - Leximi i Kuranit

leximi---kuranit

 

Leximi i Kuranit

  1. Muslimania që mëson Kuran është shenjë se në atë femër ka shumë mirësi.
  1. Femrës me menstruacione i lejohet të lexojë Kuran përmendsh.
  1. Muslimanes me menstruacione i lejohet ta prekë Kuranin vetëm me  doreza, në mënyrë që të tregohet edukatë me librin e Allahut.
  1. Nuk ka kurrrfarë problemi në qoftë se gruaja me menstruacione lexon Kuran pa doreza në kompjuter apo forma të ngjashme teknologjike.
  1. Gruas me menstruacione i lejohet kryerja e hatmes (leximi i plotë i tërë Kuranit), edhe në qoftë se është në ciklin menstrual.
  1. Atij që ka nisur ta lexojë Kuranin (të bëjë hatme) para ramazanit i lejohet që në ramazan ta vazhdojë e ta përfundojë të njëjtën.
  1. Këtu do përmendur një dukuri: leximi i Kuranit në tërësi (hatme) dhe më pas dhurimi i saj të vdekurve (!), e në raste edhe më të këqija: shitja e saj për ata që kanë vdekur (!). Një gjë të tillë nuk e përkrah as Kurani e as Hadithi.
  1. Nuk ka kurrfarë problemi që leximi i plotë i Kuranit të bëhet në disa kopje të Kuranit (mushafe).