1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer
  • Last Modified: E premte 15 Prill 2016.

100 dobi për agjërueset - Kapitulli i umres

kapitulli-i-umres

Kapitulli i umres

  1. Është e preferueshme që muslimania ta kryejë umren gjatë muajit ramazan.
  1. Në qoftë se shkuarja e saj në umre nuk e pengon nga përkujdesja ndaj shtëpisë, atëherë mund të shkojë; por në qoftë se një gjë e tillë është pengesë, atëherë është më mirë që të qëndrojë në shtëpi.
  1. Shpërblimi i kryerjes së umres në ramazan është për qëllim në çdo kohë të muajit ramazan.
  1. Është e detyrueshme për femrën që të ketë mahrem[1] (mashkull kujdestar) gjatë udhëtimit, si për umre, ashtu dhe në çdo udhëtim tjetër.
  1. Shoqet e mira (besnike) nuk janë arsye që femra të udhëtojë pa mahrem për në umre.
  1. Në qoftëse femra nuk gjen mahrem për udhëtim në umre, por qëndron në shtëpi, ajo do të ketë shpërblim, inshAllah, për nijetin e mirë që e ka.
  1. Prej risive është të veçohet nata e njëzeteshtatë e muajit ramazan me qëllim që të kryhet umreja.


[1] Mahrem quhet personi i afërm (në moshë madhore) i femrës, me të cilin i ndalohet martesa, si: vëllai, babai, djali, vjehrri, axha etj.; por jo djali i axhës, dajës, hallës etj.