1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer
  • Last Modified: E premte 15 Prill 2016.

100 dobi për agjërueset - Kapitulli i agjërimit

kapitulli-i-agjerimit

 

Kapitulli i agjërimit

  1. Muslimania duhet të lexojë çka i nevojitet të dijë për dispozitat e agjërimit.
  1. Vajzave tona duhet t’ua mësojmë agjërimin që kur fillojnë t’i dallojnë gjërat, si dhe kur kanë mundësi të agjërojnë.
  1. Agjërimi është obligim për femrën kur të hyjë në moshën madhore.
  1. Femrës gjatë ciklit menstrual nuk i lejohet të agjërojë.
  1. Mustehadës[1] nuk i ndalohet agjërimi.
  1. Po qe se femrës i fillojnë menstruacionet qoftë pak para se të perëndojë dielli (pra, para ezanit të akshamit) asaj i prishet agjërimi.
  1. Femra që mendon se i janë ndalur menstruacionet para syfyrit e ka për obligim të bëjë nijet për të agjëruar, edhe në qoftë se e vonon larjen (pas ezanit të sabahut).
  1. Femra që pastrohet gjatë ditës, nuk e ka për obligim të agjërojë këtë ditë, mirëpo duhet të shpejtojë në faljen e namzit të vaktit përkatës.
  1. Femra që pastrohet pas ezanit nuk e ka për obligim të agjërojë këtë ditë dhe nuk duhet të largohet nga ushqimi, mirëpo e kompenson (e bën kaza) këtë ditë (pas ramazanit).
  1. Po qe se bëhet xhunub[2] brenda natës, kjo nuk është pengesë për të agjëruar gjatë ditës, madje edhe në qoftë se lahet pas ezanit të sabahut.
  1. Vjellja e qëllimshme e prish agjërimin, mirëpo në qoftë se është pa qëllim, atëherë agjërimi është në rregull.
  1. Lejohet që agjëruesja të pastrohet në cilëndo kohë.
  1. Lejohet që agjëruesja të zhytet në ujë, mirëpo duhet të ketë kujdes që të mos e pijë atë.
  1. Mardhëniet intime ndërmjet bashkëshortëve janë të ndaluara për agjëruesit vetëm gjatë ditës.
  1. Nuk ka kurrfarë problemi në qoftë se bashkëshortja e puth dhe e përqafon bashkëshortin e saj, mirëpo me kusht që të vetëpërmbahet nga marrëdhëniet intime.
  1. Nuk ka kurrfarë problemi që agjëruesja të përdorë kremra për zbutjen e lëkurës kurdo që ajo dëshiron.
  1. Nuk ka problem që agjëruesja të nuhasë parfumet kurdo që ajo dëshiron, të parfymoset vetë apo rrobat (në mes grash).
  1. Përdorimi i misvakut apo i brushës për t’i pastruar dhëmbët është i lejuar për agjëruesen kurdo që ajo dëshiron .
  1. Dalja e gjakut nga plagët nuk e prish agjërimin, ndaj nuk duhet menduar se ky lloj gjaku është i njëjtë me atë të menstruacioneve apo të lehonisë.
  1. Prerja e flokëve dhe e thonjve  nuk ndikon asgjë në agjërim.
  1. Nuk ka kurrfarë problemi në qoftë se e shijohet ushqimi në rast nevoje (nga ata/ato që gatuajnë).
  1. Ngrënia apo pirja me harresë nuk e prish agjërimin, ndaj duhet të vazhdojë agjërimin e saj.
  1. Gruaja shtatzënë apo gjidhënësja nuk e ka obligim të agjërojë, por për të është e obliguar ta ushqejë për çdo ditë nga një të varfër, aq ditë sa nuk ka agjëruar.
  1. Sëmundjet kronike janë arsye për të mos agjëruar. Shpagimi për to është të ushqyerit për çdo ditë nga një të varfër.
  1. Nëse ndokush nuk ka agjëruar për shkak të ndonjë sëmundjeje apo udhëtimi, duhet të agjërojë (jashtë ramazanit) aq ditë sa nuk ka agjëruar në ramazan. Pra, t’i kompensojë.
  1. Nuk këshillohet që femra të konsumojë barëra për ndalimin e menstruacioneve gjatë ramazanit.
  1. Atë që e ndalin menstruacionet nga agjërimi do të shpërblehet për qëllimin (nijetin) e saj, në qoftë se ka pasur dëshirë të agjërojë. Andaj, mu për këtë duhet t’i kompensojë aq ditë sa nuk ka agjëruar (pas ramazanit).
  1. Nuk ka kurrrfarë problemi në qoftë se pas ramazanit kompensimi për ato ditë që nuk ka agjëruar të bëhet ngjitmas apo ndaras.
  1. Nuk ka kurrfarë problemi në qoftë se pas ramazanit fillon menjëherë me agjërimin e gjashtë ditëve të muajit sheval dhe pastaj fillon t’i agjërojë ato ditë që i kanë mbetur pa agjëruar (për shkak të menstruacioneve).
  1. Nuk është e lejuar që me një nijet të agjërohen gjashtë ditët e muajit sheval dhe njëherazi me të njëjtin nijet ato që i kanë ngelur nga muaji ramazan.
  1. Atë që e zë ramazani me ditë të paagjëruara nga ramazani i kaluar duhet të pendohet tek Allahu dhe t’i kompensojë pas ramazanit ditët e mëhershme që i kanë mbetur.


[1] Femra me gjakderdhje të çrregullt. Pra, jo me cikël menstrual, sepse, siç kemi thënë, gjatë kësaj kohe është e ndaluar të agjërohet

[2] Xhunub quhet personi që ka pasur marrëdhënie bashkëshortore apo prej organit tij ka dalë lëngu përkatës.