1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer
  • Last Modified: E premte 15 Prill 2016.

Gabimet tona në Ramazan

gabimet-tona

Gabimet tona në Ramazan

$1-          Shpenzimet e shumta në haje dhe pije.

$1-          Ndeja zgjuar natën dhe fjetja gjatë ditës.

$1-          Humbja e kohës në seriale.

$1-          Vonimi i iftarit dhe ngrënia herët e syfyrit. Prej sunetit është të shpejtojmë në ngrënien e iftarit (në kohën e parë) dhe ta vonojmë syfyrin (në kohën e fundit).

$1-          Morali i keq te disa njerëz që agjërojnë dhe zemërimi i shpejtë.

$1-          Mosnjohja e shumë dispozitave të agjërimit dhe vlerave të saj.

$1-          Lënia e nijetit gjatë natës, qoftë edhe pak para mëngjesit.

$1-          Lënia e namazit të teravisë apo përtesa për t’u falur.

$1-          Përpjekja (në vepra të mira) në fillim të Ramazanit, pastaj braktisja e adhurimit në fund të tij.

$1-          Shkuarja e grave në xhami për ta falur namazin e teravisë të zbukuruara dhe të parfumosura.

$1-          Dalja e grave nga shtëpitë e tyre duke shkuar nëpër tregje pa pasur nevojë.

$1-          Përzierja e grave me burra pas përfundimit të teravisë .

$1-          Disa nga femrat pastrohen para namazit të sabahut, mirëpo nuk kanë mundësi që të pastrohen, për shkak të kohës së ngushtë dhe e lënë agjërimin duke u argumentuar se, sabahu e ka zënë e ajo nuk është larë. Kjo është gabim. Ajo e ka  obligim të agjërojë edhe në qoftë se nuk është falur sepse ajo është pastruar.