1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer
  • Last Modified: E premte 15 Prill 2016.

Gabime në sadakatul fitër

gabime

 

Gabime në sadakatul fitër

 

Sadakatul fitri është obligim për çdo musliman dhe muslimane, qoftë i madh a i vogël, i lirë apo rob. Ndonëse njerëzit mundohen ta kryejnë këtë obligim, ata ndonjëherë gabojnë, andaj duhet të kujdesemi që mos t’i përsërisim këto gabime dhe ta lusim Allahun, xhele shanuhu, që ato që i bëjmë pa dashje të na i falë.  Gabimet që i bëjmë në lidhje me këtë çështje janë të shumta, por ne do t’i përmendim vetëm disa prej tyre:

$11.     Vonimi i saj. Pra të jepet pas namazit të Bajramit, kurse obligim është dhënia e saj para këtij namazi.

Përcillet nga ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari, sal-Allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Sadakatul fitri e pastron agjërimin e agjëruesit prej fjalëve boshe dhe të paturpshme dhe është ushqim për të varfrit. Atij që e jep para namazit (të Bajramit), do t’i konsiderohet si sadakatul fitër dhe do t’i pranohet, kurse atij që e jep pas Bajramit, do t’i llogaritet si sadaka e rëndomë.” (E shënojnë Ebu Davudi, Ibën Maxhe dhe Hakimi)

$12.     Ndokujt i lind ndonjë fëmijë para perëndimit të diellit, mirëpo ai nuk e jep sadakatul fitrin për të (fëmijën). I tilli e ka obligim dhënien e sadakatul fitrit për fëmijën e tij.

Tregohet për sahabët se e jepnin sadakatul fitrin edhe kur fëmija ka qenë në barkun e nënës.

3. Mosngarkimi i njerëzve përtej mundësive të tyre, ngase obligim është dhënia sa një sa’a, njësi kjo e barabartë me 2. 5 kg, e jo më tepër. Por, në qoftë se njeriu ka mundësi dhe dëshiron të japë edhe më tepër, një gjë e tillë nuk i ndalohet.

4. Disa mendojnë se, në qoftë se nuk është dhënë në kohën e duhur, kinse personi është i lirë të zgjedhë: ta japë apo mos ta japë. Një mendim i tillë është i gabuar dhe se ky person duhet të pendohet për vonimin e dhënies së sa .

5. Disa, me dhënien e saj, kanë për qëllim vetëm kryerjen e këtij obligimi.

Mirëpo, personi që e jep atë duhet të ketë nijetin e pastër, ngase dhënia e saj është obligim dhe duhet të shkojë në vendin e duhur. Pra, t’u shkojë personave të cilët e meritojnë sadakatul fitrin.

6. Disa njerëz sadaktul fitrin e japin me të holla për të blerë dru apo diçka tjetër. Një veprim i tillë është i gabuar dhe nuk lejohet sepse sadakatul fitri jepet vetëm si ushqim.

7. Sadakatul fitri nuk i jepet njeriut i cili nuk agjëron.

Andaj, duhet të kujdesemi për këtë sepse atë që na ka obliguar i Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, është e njëjtë me atë që na e ka obliguar Allahu, xhele shanuhu. Ibën Abasi thotë se, është i Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, ai  që na e ka obliguar atë.

Pra, sadaktul fitri është obligim për çdo musliman dhe muslimane, qoftë i madh apo i vogël, i lirë apo rob, një sa’a (d.m.th 2. 5kg) nga këto lloje të ushqimeve: një sa’a hurma, elb, rrush të thatë etj.

Të kujdesemi për të varfrit që në ditën e Bajramit të kenë ç’të hanë dhe ta përjetojnë Bajramin si të pasurit, ashtu edhe të varfrit.  Mu për këtë duhet të kujdesemi që ta kryejmë këtë obligim në mënyrën më të mirë.  

Koha më e preferueshme e dhënies së sadakatul fitrit

Për këtë çështje dijetarët kanë tri qëndrime:

$11.     Koha pas perëndimit të diellit në natën e Bajramit, deri në namazin e Bajramit. Më e pëlqyera gjatë kësaj kohe është koha në mes namazit të sabahut dhe namazit të Bajramit.

Përcillet nga ibën Omeri të ketë thënë: “Jemi urdhërur që ta japim sadakatul fitrin para se të shkojnë për ta falur namazin e Bajramit.”

$12.     Koha e lejimit: Një apo dy ditë para Bajramit. Imam Buhariu shënon në Sahihun e tij se, sahabët sadakatul fitrin ua jepnin të varfërve dhe të gjorëve një apo dy ditë para Bajramit.

$13.     Koha e obligueshmërisë: Perëndimi i diellit.