1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer
  • Last Modified: E premte 15 Prill 2016.

Të parët tanë dhe Kurani

Ibën Rexheb El-Hanbeliu thotë: “Në hadithin e Fatimes, Allahu qoftë i kënaqur me të dhe me babanë e saj, përcillet se, Xhibrili, alejhi selam,

ia lexonte Kuranin çdo vit nga një herë, kurse në vitin që ndërroi jetë ia lexoi dy herë.” (Mutefekun alejhi)

Esved ibën Jezid bënte hatme në Ramazan në çdo të dytën natë. Bënte gjumë në mes akshamit dhe jacisë, kurse pas Ramazanit bënte hatme çdo gjashtë ditë.

Kur fillonte muaji Ramazan, Malik ibën Enesi largohej nga Hadithi dhe kuvendet e diturisë e i kthehej leximit të Kuranit.

Kur fillonte muaji Ramazan, Sufjan Eth-theuriu i linte të gjitha adhurimet dhe i kthehej leximit të Kuranit.

Seid ibën Xhubejri e bënte hatme Kuranin në çdo të dytën natë.

Kur fillonte muaji Ramazan, Zubejd el Jamiu i tubonte mushafet (kopjet e Kuranit) dhe ua ofronte shokëve të vet për të lexuar.

Velid ibën Abdulmeliku bënte hatme në çdo të tretën natë, kurse në Ramazan i kishte bërë shtatëmbëdhjetë hatme.

Katadeja e bënte hatme Kuranin në çdo të shtatën ditë, ndërsa kur fillonte Ramazani bënte çdo tri ditë, kurse në dhjetëshin e fundit bënte çdo natë.

Rebij ibën Sulejmani thotë: “Imam Shafiu në Ramazan i bënte gjashtëdhjetë  hatme, kurse jashtë tij plot tridhjetë.”

Veki ibën Xherahu në Ramazan bënte një hatme e gjysmë, i falte dymbëdhjetë rekate duha dhe falej prej drekës deri në ikindi.

Muhamed ibën Ismail el-Buhari gjatë ditës së Ramazanit e bënte nga një hatme dhe pas namazit të teravisë në çdo të tretën ditë nga një hatme.

Imam Zuhriu thoshte: “Ky muaj është për leximin e Kuranit dhe për t’u dhënë ushqim të tjerëve.”

 

Dobi

Ibën Rexheb el-Hanbeliu thotë: “Ndalesa që ka ardhur për leximin e Kuranit në më pak se tri ditë është për atë që vazhdon të lexojë rregullisht. Mirëpo,

në kohë të vlefshme, si muaji Ramazan e në veçanti kohët në të cilat kërkohet nata e Kadrit ose ne vende që kanë vlerë, si Meke, ata që vijnë për ta vizituar,

është e preferuar të shtohet leximi i Kuranit për ta shfytëzuar vendin dhe kohën.

E kjo është thënia e Ahmedit, Ishakut dhe dijetarëve të tjerë.”

 

Marrë nga libri Lataiful Mearif