1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer
  • Last Modified: E premte 15 Prill 2016.

Sabri në Kur’an (pjesa e dytë)


8.
Sabri është një mjet për të kërkuar ndihmën e Allahut: „...kërkoni ndihmë me durim dhe me namaz...“ (El-Bekare, 45)

Pra kushdo që nuk ka sabër nuk ka ndihmë.

9. Sabri dhe devotshmëria ndaj Allahut subhanehu ue te ala janë kushte për ndihmë dhe mbështetje nga Allahu subhanehu ue te ala:

„Po, nëse jeni të qëndrueshëm e të matur, e ata (armiqtë)t’ju vinë tash në këtë moment,

Zoti juaj ua vazhdon juve ndihmën me pesë mijë engjëj të ushtruar (për luft) ose të shënuar“ (Ali Imran, 125).

10. Sabri dhe devotshmëria janë një mbrojtje e madhe kundrejt dinakërisë së armikut.

„...Po, në qoft se ju bëheni të durueshëm dhe ruheni (mëkateve), dinakëria e tyre nuk do t’ju dëmtoj aspak,

është e sigurt se All-llahu e ka në dorë atë qe punojnë ata“ (Ali Imran, 120).

11. Engjëjt do të përshëndesin njerëzit durimtarë në Xhenet:

„...ata do t’i vizitojnë engjëjt, duke hyrë në secilën derë, (u thonë) Selamun Alejkum,

me durimin tuaj gjetët shpëtimin, sa përfundim i lavdishëm është ky vend“ (Rra’d 24).

12. Allahu na bëri të lejuar që ti trajtojmë armiqtë tanë njëlloj siç na trajtojnë ata neve,

Ai subhanehu ue te ala e ka bërë të qartë se të bësh sabër është më mirë:

„ Dhe nëse i ndëshkoni (armiqtë tuaj), i ndëshkoni ata me të njejtën masë me të cilën ju u sprovuat,

por nëse duroni, atëherë kjo është më e mirë për besimtarët“ (En-Nahl, 126)

13. Allahu e bëri sabrin dhe veprat e mira kusht për falje dhe shpërblim të madhë:

„Përveç atyre që kishin durim dhe bënin vepra të mira, të tillët kanë falje dhe shpërblim të madh“ (Hud, 11)

14. Allahu e ka bërë sabrin standart të kurajës dhe vendosmëris në drejtimin e punëve të dikujt:

„Kush bënë durim dhe falë, ska dyshim se ajo është virtyti më i lartë (i lavdishëm) „ (Shura, 43)

„O djali im, fale namazin, urdhëro për pune të mira, e ndalo nga të këqiat, përballo me durim çdo gjë që të godet,

vërtet këto janë nga çështjet më të preferuara“ (Lukman, 17)

15. Allahu u ka premtuar besimtarëve përkrahjen e Tij dhe fitoren, dhe ka thënë se ata e meritojnë këtë për shkak të sabrit të tyre:

„Premtimi i drejtë i Zotit tënd u plotësua ndaj beni Israilëve pasi ata patën durim e këmbëngulje…” (A’raf, 137)

16. Allahu e ka bërë sabrin kusht të dashurisë së Tij subhanehu ue te ala:

„E sa Pejgamberë pati që së bashku me të luftuan turma të mëdha besimtarësh dhe për atë që i goditi në rrugën e All-llahut,

ata nuk u dobësuan dhe nuk u përulën. All-llahu i do durimtarët“ (Ali Imran 146)

17. Allahu subhanehu ue te ala e ka bërë sabrin kusht për të fituar shumë bekime:

„E ata që ishin të zotët e diturisë thanë: Të mjerët ju, shpërblimi i All-llahut është shumë më i mirë për atë që besoi dhe bëri vepër të mirë,

po atë nuk mund ta arrijë kush përveç durimtarëve!“ (Kasas, 80).

„Mirëpo, këtë nuk e arrinë kush, pos atyre të durueshmëve, dhe nuk e arrin kush, pos atyre me virtyte të lartë“ (Fusilet, 35).

 

Vijon....

 

Marrë nga Libri Durimi dhe mirënjohja –Ibn Kajjim el Xheuzijje