1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer
  • Last Modified: E premte 15 Prill 2016.

Hadithi i dhjetë

Hadithi i dhjetë

Ebu Derda, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Ishim me Resulullahun, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, në udhëtim gjatë Ramazanit,

në një nxehtësi të ashpër. Askush prej nesh nuk agjëronte përveç Resulullahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, dhe Abdullah ibën Revahas”.1

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, po udhëtonte me shokët e tij gjatë muajit Ramazan në temperatura të larta, aq të larta saqë nuk agjëroi

askush prej sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta, me përjashtim të Muhamedit, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, dhe Abdullah Ibën Revahas,

Allahu qoftë i kënaqur me të.

Vetëm ata të dy e përballuan agjërimin e mundimshëm dhe e plotësuan atë. Kjo na jep të kuptojmë se lejohet agjërimi gjatë udhëtimit edhe nëse ndiejmë

një lloj mundimi, por assesi nuk lejohet të agjërohet deri në atë gjendje sa të shkatërrohet shëndeti.