1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer
  • Last Modified: E premte 15 Prill 2016.

Hadithe besimore dhe edukative për fëmijët tanë - (Allahu i Lartësuar i ruajttë!) (4)

fikse_per_dizajnin_djathtas

 

 

 

 

 

 

 I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem, ka thënë:

59). “Më i ndershmi prej njerëzve është ai që është më i devotshëm.”

60). “Nderoji flokët dhe kujdesu për to!”

61). “Besimtari me besim më të plotë është ai që ka moral më të mirë.”

62). “Largoje një të keqe (pengesë) prej rrugës se ajo është sadakë për ty.”

63). “Më të vërtetë ata që duhen për hir të Allahut do të jenë nën hijen e Arshit.”

64). “Besniku i këtij umeti është Ubejde ibën Xherrahu, radijAllahu anhu.”

65). “Më të vërtetë Allahu i Lartësuar është Falës dhe e do faljen.”

66). “Nëse dëshiron që zemra jote të zbutet; ushqeje një të varfër dhe ledhatoje kokën e një jetimi.”

67). “Unë jam i pari njeri që do të ndërmjetësoj për në Xhenet dhe unë do të kem më shumë se të gjithë të dërguarit pasues.”

68). “Me të vërtetë falënderuesit janë robërit e Allahut më me vlerë në Ditën e Gjykimit.”

69). “Më të vërtetë emri Selam është një emër prej emrave të Allahut të Lartësuar, andaj përhapeni atë (selamin) në mesin tuaj.”

70). “Me të vërtetë pesë namazet i pastrojnë (shlyejnë) mëkatet ashtu siç e pastron uji ndytësirën.”

71). “Me të vërtetë Allahu kur e do një familje fut butësi ndërmjet tyre.”

72). “Me të vërtetë Allahu ka përcaktuar që haku (e vërteta) të zë vend në gjuhën e Omerit, radijAllahu anhu, dhe në zemrën e tij.”

73). “Me të vërtetë Allahu më ka bërë rob bujar dhe nuk më ka bërë të ashpër e të vrazhdë.”

74). “Me të vërtetë Allahu i Lartësuar kënaqet me robin e Tij, i cili kur ha ose pi e falënderon Allahun për këtë.”

75). “Me të vërtetë Allahu i Lartësuar që kur e krijoi sëmundjen e krijoi edhe shërimin, andaj shërohuni!”

76). “Më të vërtetë Allahu që kur i krijoi krijesat shënoi me Dorën e Tij: "Mëshira Ime e tejkalon hidhërimin Tim."

77). “Hasani dhe Husejni janë zotërinjtë e të rinjve të Xhenetit.”

78). “Ai që udhëzon kah e mira është sikur ai që e punon atë.”

79). “Lutja e vëllait për vëllain e tij jo të pranishëm nuk refuzohet.”

Të gjitha hadithet janë nga libri sahihu xhamiu sagir me verifikim nga dijetari i madh Albani, Allahu e mëshiroftë!

Përktheu nga arabishtja: Ebu Bekr Ruli