1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer
  • Last Modified: E premte 15 Prill 2016.

Hadithe besimore dhe edukative për fëmijët tanë (Allahu i Lartësuar i ruajttë!) (3)


I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem, ka thënë:

39). “Më i keqi prej njerëzve është ai i cili vjedh në namaz; nuk e plotëson rukunë, nuk e plotëson sexhden e as përkushtimin.”

40). “Ushqeni të tjerët dhe flisni fjalë të mira!”

41). “Më i paafti prej njerëzve është ai i cili është i paaftë në lutje si dhe më koprraci prej njerëzve është ai i cili nuk jep selam.”

42). “Bereqeti i umetit tim është në mëngjes.”

43). “Jepja punëtorit pagën para se t'i thahet djersa!”

44). “Lidhe (devenë), pastaj mbështetju (Allahut)!”

45). “Përhapeni selamin mes jush; do të duheni njëri me tjetrin.”

46). “Me të vërtetë melekët i shtrijnë krahët e tyre për kërkuesin e diturisë nga kënaqësia ndaj asaj që ai kërkon.”

47). “Vepra më e mirë është namazi në kohën e vet dhe respekti ndaj prindërve.”

48). “Dita më me vlerë tek Allahu është dita e xhuma.”

49). “Dhikri më i mirë është: “La ilahe il-la Allah” (Nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut)", ndërsa lutja më e mirë është "El hamdulilah" (Çdo falënderim i përket Allahut).”

50). “Lëmosha më e mirë është dhënia ujë.”

51). “Kurani më i mirë është: "El hamdulilahi rabil alemin” (Çdo falënderim i përket Allahut, Zotit të botëve)."

52). “Më i miri prej besimtarëve është ai i cili është më i moralshëm.”

53). “Fjala më e mirë është: "SubhanAllahi, uel hamdulilahi, ue la ilahe il-la Allahu uAllahu Ekber."

54). “Robi është më afër Zotit të tij kur është në sexhde, prandaj shpeshtoni lutjet!”

55). “Më i afërmi tek unë në Ditën e Kijametit është ai i cili është më i moralshëm.”

56). “Shpeshtoni lutjet duke kërkuar shpëtim!”

57). “Shpeshtoje këtë fjalë: "La haule ue la kuvete il-la bilah", ngase kjo është një nga thesaret e Xhenetit.”

58). “Shpeshtojeni salavatin për mua në natën dhe ditën e xhuma, se ai i cili dërgon një herë salavat për mua, Allahu do t'ia (llogaritë) dhjetë herë.”

Të gjitha hadithet janë nga libri sahihu xhamiu sagir me verifikim nga dijetari i madh Albani, Allahu e mëshiroftë!

Përktheu nga arabishtja: Ebu Bekr Ruli

 

Vijon...