1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer
  • Last Modified: E premte 15 Prill 2016.

Disa fjalë për ty motra ime... Ke kujdes për veprat e t'ua

Kam lexuar shumë postime kohëve të fundit në faqe të ndryshme dhe shumë pak kam parë tema që në të kishte këshilla pak më serioze për motra.

''Gjithmonë ishin meshkujt ata që posedonin fajin më të madh kur bëhej fjalë për përfundimin e një lidhjeje serioze, ndërsa femrat ishin viktima.'' ...

Kam lexuar dhe postime që kishte shkrime ''Për burrin e ëndërrave'' por para se ta kërkosh burrin e ëndërrave, përmirësoje gjendjen, ndryshoje apo

mos e dëmto veten tënde motra ime...

Mundohu të jesh grua si Fatimja radiallahu anha dhe vetëm atëherë ke të drejtë ta kërkosh një burrë si Aliu radiallahu anhu.

Para se gjithash, nuk dëshirojë që këtë shkrim ta keqkuptojë askush e në veçanti motrat tona, as nuk i drejtohem dikujt në veçanti, e as më pak

ta fajësojë një motër nësë një lidhje ka dështuar apo dikush është lënduar në atë lidhje sepse padyshim ngjarjet dhe mosmarrëveshjet, ka prej të

ndryshmeve ku ka edhe prej atyre që vërtetë meshkujt ishin faktorë kryesorë për mos suksesin e arritur në një lidhje.

Mirëpo kësaj here kam vendosur të shkruajë për motra që ''Jetojnë në erësirë'' dhe këtë ato e konsiderojnë sukses dhe dritë e jetës së tyre,

por në të vërtetë ajo nuk është gjë tjetër veçse një dëshirë kalimtare e nefsit.

Ka ardhur koha që të vetëdisohesh motra ime, mos e bëjë veten shkakëtare për ndjenjat e dikujt, për plagët e tij, për vuajtjet e tij, dhe padrejtësi

që mund t'i kesh bërë...

Kujdes në veçanti për këtë të fundit, sepse duaja e atij që i është bërë padrejtësi pranohet padyshim.

Motra ime, t'i ke plotësisht të drejtë ta zgjedhësh burrin tënd të ardhshëm, dhe të ketë shumë shumë vëllezër të interesuar për ty, por kujdes

motra ime kur e bën përzgjedhjet të gabuara dhe si pasojë e kësaj mund të ketë edhe vëllezër të lënduar.

Mos i'u jep shpresa gjithëkujt, mos luajë me ndjenjat e çdokujt.

E mbi të gjitha, mos u bëjë mendjemadhe sepse këtë Allahu subhanehu ue teala dhe i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem e urrejnë,

ndërsa e do Shejtani, andaj mos e ndiq atë - mos e kënaq shejtanin.

Ti mund të kesh bukuri, por kujdes se si e shfrytëzon këtë dhuratë të çmuar që e ke nga Allahu xhele shanehu.

Mund të posedosh edhe më shumë risk në krahasim me një vëlla që dëshiron t'i bëhesh gruaja e ardhshme, nëna e fëmijeve të tij, ai padyshim

nuk e do pasurinë tënde por ty, dhe për këtë duhet të gëzohesh sepse të ka përzgjedhur ty për gruan e ardhshme.

Mos e nënçmo atë në asnjë mënyrë edhe nëse ai nuk posedon një pasuri si t'i, por mos harro - koha ndryshon dhe një ditë ai mund të bëhet

i pasur ndërsa t'i të jesh e varfër.

Mos i'a përmend këtë asnjëherë edhe nëse nuk do të kishte asgjë nga pasuria e kësaj bote. Pranoje ashtu siç është, ashtu siç jeton ai,

pranoje atë së bashku me të kaluarën e tij, le të bëhet ai pasuria më e madhe për ty dhe jo gjendja financiare apo jeta moderne.

Mbaje në mend këtë... Kërko ku të kërkosh dhe në fund do të shohësh se nuk janë paratë ato që të bëjnë të lumtur, por është një person me

pasurinë e tij shpirtërore që mund të të bëjë të lumtur.

Ti mendon pasi je e bukur dhe ke arritur të mashtrosh shumë vëllezër, të pëlqen ky gjest dhe vazhdon ende të bësh të njejtën gjë.

Mendon që mund të bësh koleksion me vëllezër, t'u japish të gjithëve shpresa dhe pastaj vetëm një që të pëlqen më shumë ai dhe gjendja

financiare e tij ta marrësh për burrë...

Por, a ke menduar për vëllezërit e tjerë dhe për shpresa të kota që u ke dhënë atyre, që i ke bërë të ëndërrojnë, a mund të më japësh përgjigje

ku e morre të drejtën t'ua bësh këtë atyre?! Jo vAllahi, padyshim nuk ke të drejtë askujt t'i bësh padrejtësi.

Nuk ke të drejtë që të bëhesh shkak që dikush të vuan shkaku yt.

Mendo për ata vëllezër dhe kujdes nga duatë e tyre, në fund t'i do të jesh ajo e cila do t'i bartësh pasojat, dhe shkaku i lutjeve mund të të

pamundësojnë të jetosh e lumtur siç ke ëndërruar.

Pasojë e asaj që ke vepruar në të kaluarën tënde, mund të sprovohesh me fëmijët apo burrin tënd.

Dhe asnjëherë mos e harro motra ime, momentin kur do të dalësh para Allahut subhanehu ue teala dhe kur duhet të japish llogari për gjithçka.

Kujdes motra ime, mos e paso shejtanin, mos e ndiq nefsin kalimtarë, mos i bëjë askujt padrejtësi dhe kërko burrin besimtarë, që së bashku

me të të jetoni - jo vetëm në këtë botë kalimtare, por të shpresoni që ta vazhdoni jetën tuaj së bashku në Xhennetin e Allahut, xhele shanehu.

Kujdes motra ime mos bëjë Gabime!

''Çfarëdo e keqe që mund t'ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë.'' (Esh-Shura, 30).

 

Përgaditi: Ajna Shabani