1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer
  • Last Modified: E premte 15 Prill 2016.

Mbulesa e gruas muslimane

BISMILAHI RRAHMANI RRAHIM

Falenderimi i takon Allahut, Atë e falenderojmë dhe prej Tij ndihmë kërkojmë, Allahut i kërkojmë falje dhe tek ai pendohemi, Allahut i kërkojmë

ndihmë nga e keqja e veteve tona dhe nga pasojat e këqija të punëve tona, atë të cilin e udhëzon Allahu nuk ka kush e humb dhe atë të cilin e humb

Allahu nuk ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër që meriton të Adhurohet përvec Allahut, Ai është i vetëm dhe pa shoq, dhe dëshmoj

se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij. Allahu e dërgoi para Kijametit përgëzues dhe qortues, thirrës (ftues-misionar) në fenë e Allahut

me lejen (pëlqimin) e Tij dhe kandil ndrricues. Ai e përcolli Fenë,Emanetin e dorëzoi ,umetin e këshilloi, dhe luftoi në rrugën e Allahut deri sa i erdhi vdekja.

Bekimet dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi Të,mbi familjen mbi shokët e Tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tyre deri në Ditën e FundIt.

Është bërë e njohur dhe shumë e përhapur zbulimi i femres dhe mos mbulimi (zhveshja) e saj, ashtu siç e ka urdhëruar atë Allahu, dhe ashtu siç i

takon një muslimaneje me u veshur (mbuluar). Në shumë shtete qytete dhe vende të ndryshme sheh në mesin e muslimanëve zbulim të flokëve,

të trupit apo një lakuriqësi të turpshme, gjë e cila është e urryer dhe nga mëkatet e mëdha.

Është shkak i rënies së dënimeve, përhapje e shkatërrimit (imoralitetit) dhe humbje e turpit dhe e nderit,dhe mbi të gjitha: Zemërin ndaj Allahut.

Vëllezër dhe motra muslimanë:Duhet të edukohemi ashtu sic na ka edukuar Allahu në Kuran, dhe duhet ti bindemi Zotit tonë,

si dhe duhet të ruhemi që të jemi të ndershëm dhe të pastër. Dhe sigurishtë që mbulimi i gruas është rruga e ndershmërisë dhe e lumturisë.

Motër muslimane: A e din ti se kush të ka urdhëruar ty për mbulesë?! Nëse ti del nga shtëpia dhe para njerëzve?

Ai është Allahu, Krijuesi i qiejve dhe i tokës dhe Zoti i arshit të madh. Allahu thotë në Kuran:

{O ti Pejgamber thuaju grave dhe vajzave tua si dhe grave të besimtarëve që të lëshojnë mbulesën e tyre mbi kokë dhe për’rreth trupit

tyre, kjo është mënyra më e mirë që të njihen si të ndershme dhe të mos ngacmohen(sprovohen) nga të tjerët, me të vërtetë Allahu

është falës dhe mëshirëplotë}. El’ahzab/59.

Motër muslimane: A e din ti se nëse nuk mbulohesh ashtu siç duhet! Se urdhërin e kujt ke kundërshtuar!

Ke kundërshtuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Dije se mbulesa jote është adhurim dhe bindje ndaj Allahut. Allahu thotë në kuran:

{E kush i bindet Allahut dhe të dërguarit Tij me të vërtetë ka fituar fitim të madh}.

Dhe thotë: {le të kenë kujdes ata ata të cilët e kundërshtojnë urdhërin e Tij se mos i godasë ndonjë sprovë ose dënim i dhembshëm}.

Motër muslimane: A e din ti se mbulesa jote tregon ndershmëri dhe është mbrojtëse për ty dhe për nderin tënd!

Sepse mbulesa islame është shenjë besimi, mbulesa ta ruan nderin sepse nuk do ti sprovoje meshkujt.

Motër muslimane: A e din ti se ti je shumë e shtrejtë dhe me shumë vlerë,ty islami të ka dhënë atë gradë sa që nëse vritet dikush për të mbrojtur

nderin tënd dotë ishte shehidë (dëshmorë).Islami ty të ka ruajtur me shumë kujdes për vlerën e madhe që ke tek Zoti yt, ashtu sic ka vlerë

diamanti i cili ruhet shumë i sigurtë dhe mbulohet me kutia të sigurta dhe mbyllet(ruhet) diku Brenda.

Motër muslimane: Ae din ti se me zbulimin e flokëve dhe të trupit tënd modën e kujt je duke ndjekur dhe kë po imiton? Me zbulim dhe lakuriqësi

kjo është moda e mohuesëve, e atyre që se besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, as xhenetin e as xhehenemin.

Kjo është moda e lavireve, moda e këngetareve e të topmodeleve dhe e aktoreve, lakuriqësia është moda e atyre që skan fe, skan turp skan moral,

dhe jan të shkatërruara moralisht dhe psigjikisht. Profeti alejhi selam thotë:[ kush i përngjason një populli ai është prej tyre].

Motër muslimane: A e din ti se ku të shpie lakuriqësia ?.

Lakuriqësia është mëkat i madh, ke kundërshtuar urdhërin e Allahut,dhe Allahu i dënon me djegje me zjarr ata që jan kryelartë ndaj urdhërit të Tij.

Pjesët e trupit tënd që i ke zbuluar dhe ti kan parë të tjerët që nuk u lejohet me i parë do ti djegë zjarri i xhehenemit Allahu na ruajt.

Allahu thotë në kuran:{Sa herë që u digjen lëkurat e atyre do tia ripërtërijmë(shdërrojmë) lëkura tjera që të shijojnë më shumë dënimin}.

Thotë i Dërguari  Allahut sala llahu alejhi ue selem: [Dy lloj (kategori) njerëzish nuk doti arrijë me i pare dhe ata janë prej banorëve të

xhehenemit: Gra të veshura por të zhveshura, ecin duke u tundur e duke u bëzdredhur, mbi kokat e tyre por si gungat e deveve të

mbajtura në anë,ato nuk kan për ta parë xhenetin e as për tia ndjerë aromën e tij, dhe burra(policë) që i rrahin njerëzit me shkopinjë

si bishtat e lopëve].

-Nga edukata islame për gruan muslimane:

1-Allahu thotë në kuranë:

{Falni namazin,jepni zekatin, dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit Tij} elahzab/33.

2-Gjithashtu thotë : {Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos u zhvishni si në kohën e injorances së hershme} Elehzab/32.

3-Gjithashtu thotë:{Nëse do të kërkoni diçka prej tyre kërkojeni pas perdes ndarëse se kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të tyre}

El’ehzab/53.

4-Nëse gruaja del jashtë shtëpie duhet të dalë e mbuluar me mbulesë islame,

Allahu thotë në Kur’an:{O ti Pejgamber thuaju grave dhe vajzave tuaja si dhe grave të besimtarëve që të lëshojnë mbulesën e tyre mbi kokë

dhe për rreth trupit tyre, kjo është mënyra më e mirë që të njihen si të ndershme dhe të mos ngacmohen nga të tjerët,

me të vërtetë Allahu është falës dhe mëshirëplotë} El’ehzab/59.

5-Nëse gruaja udhëton larg vendit të saj duhet të ketë shoqërues burrë, ose burrin e saj, ose dikë të afërmin e saj si babai, vëllai, djali,daja,xhaxhai,

vëllai nga gjiri. Profeti sala llahu alejhi ue selem thotë[Mos të udhëtojë gruaja vetëm se me shoqërues(burrë)].

* Gruaja është sprovë për burrat: Profeti alejhi selam thotë: [Nuk veçohet gruja me ndonjë burrë vetëm se i treti i tyre është Shejtani].

Dhe thotë :[Nuk kam lënë pas meje sprovë më të madhe për burrat sesa sprova e grave].

* Këshilla e fundit:

1-Ajeti i Kuranit:{O jut ë cilët keni besuar shpëtoni vetet dhe familjet tuaja nga zjarri}

2-dhe Ajeti:{Oju të cilët keni besuar keni frikë Allahun dhe shikoni se cfarë keni përgatitur për nesër}.

3-Thënia e Profetit sala llahu alejhi ue selem:

[Aje grua e cila i fal pesë namazet, dhe agjëron muajin e ramazanit, dhe i bindet (e rrespekton) burrit të saj, dhe e ruan nderin e saj,

do ti thuhet asaj ditën e gjykimit, hyrë në xhenet nga cila derë e xhenetit të dëshirosh].

Së fundi : Allahun e lartësuar e lusim që kjo broshurë të jetë e dobishme për islamin dhe muslimanët, dhe e lusim Allahun të na bëjë të sinqertë dhe

ti pranojë punët tona. Allahu na faltë ne, prindërit tanë dhe të gjithë muslimanët, Amin.

Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin mbi familjen mbi shokët e Tij dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin rrugën e tyre

deri në Ditën e Gjykimit. {Dhe Fjala e jonë e fundit : Falenderimi i takon Allahut Zotit të botëve}.

Shkruar me 12.1.2011.

Shakir Shahi