1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer
  • Last Modified: E premte 15 Prill 2016.

Ajka e tri parimeve të islamit

BISMILAHI RRAHMANI RRAHIM

Mesazhi:1 - Dije Allahu të mëshiroftë se ne duhet me doemos me i mësuar këto katër pika:

1. Dituria, dhe ajo është njohja e Allahut, njohja e Pejgamberit të Tij, dhe njohja e fesë islame me argument. 2. Të punosh me atë dituri 3. Të ftosh në të

4. Të bësh durim nëse cënohesh në të. Argument është fjala e Allahut:{Pasha kohën se me të vërtetë njeriu është në humje, përvec atyre që kan

besuar dhe bënë punë të mira, u përmbajtën në të vërtetë dhe u përmbajtën me durim}.

Thotë imam Shafiu Allahu e mëshiroftë: (nëse Allahu nuk dotë kishte zbritur argument tjetër njerzve përveq këtë sure, do ti mjaftonte atyre).

Dhe imami Buhariu Allahu e mëshiroftë thotë në librin e tij:Tema:“Dituria është para fjalëve dhe punëve”argument është fjala e Allahut

{Dije se nuk ka të Adhuruar tjetër veq Allahut dhe pendohu për mëkatet tua} Muhamed/19.

Pra filloi me diturinë para të folurit dhe punës.

 

Mesazhi:2 -Dije Allahu të mëshiroftë: Se duhet me doemos për cdo musliman dhe muslimane të mësojë këto tri gjëra si dhe të punojë me to.

1- Se Allahu është krijuesi jonë, dhe Ai është furnizuesi(rrizk’dhënësi) jonë, dhe se nuk na ka lënë të humbur por ka dërguar tek ne të dërguar kush i bindet

atij dotë hyjë në xhenet dhe kush e kundërshton atë do të hyjë në zjarr. Argument për këtë është fjala e Allahut: {Ne kemi dërguar tek ju të dërguar

dëshmitar ndaj jush ashtu siq kemi dërguar dhe tek firaoni të dërguar, Firaoni e kundërshtoi të dërguarin e Allahut dhe Ne e morrëm me

dënim të fortë} Zumer/15-16.

2- Allahu kurrsesi nuk është i kënaqur që të (ti bëhet ortak) adhurohet dikush bashkë me të në adhurim, qoftë ai Melek i afërt apo Pejgamber i dërguar.

Argument është fjala e Allahut: {Xhamiat jan për Allahun dhe mos iu lutni dikujt tjetër bashkë me Allahun} El-xhin/18.

3-Ai i cili i bindet të dërguarit dhe e njëson Allahun nuk i lejohet atij të marrë si miq atë të cilët jan armiq të Allahut dhe të Dërguarit Tij, edhe në qoftë se ai

është njeriu më i afërm. Argument është fjala e Allahut: {Nuk gjen popull që e beson All-llahun dhe ditën e gjykimit, e ta dojë atë që e kundërshton

All-llahun dhe të dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre, ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i

tyre. Ata janë që në zemrat e tyre (Ai) ka skalitur besimin dhe e ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe ata do t’i shpjerrë në xhennete, nëpër

të cilët rrjedhin lumenj. Aty janë, përgjithmonë. All-llahu ua ka pëlqyer punën e tyre dhe ata janë të kënaqur me shpërblimin e Tij.

Të tillët janë palë (grup, parti) e All-llahut, ta dini pra, se ithtarët e All-llahut janë ata të shpëtuarit}. Elmuxhadele/22

 

Mesazhi:3 -Dije Allahu të udhëzoftë në binjen e Tij: Se feja e pastër e Ibrahimit është: Të adhurosh Allahun të vetëm dhe pa i bërë shok atij me sinqeritet, për

këtë Allahu i ka urdhëruar të gjithë njerëzit dhe për këtë i ka krijuar ata. Allahu thotë në kuran:{ Nuk i kam krijuar xhindët dhe njerëzit vetëm për të më

adhuruar Mua} Edharriat/56. Fjala ‘të më adhurojnë’ dmth të më njësojnë.

Gjëja më e madhe që Allahu ka urdhëruar është teuhidi, dhe ai është: Njësimi i Allahut në adhurim, dhe gjëja më e madhe që ka ndaluar prej saj është shirku(idhujtaria), dhe ajo është: ti lutesh dikujt tjetër me Allahun.

Allahu thotë në kuranë:{Adhuroni Allahun dhe mos i bëni shok Atij askënd} En-nisa/36. Nëse do të pyesin ty: Kush janë tre parimet të cilat duhet ti dijë

çdo person? Thuaj: Njohja e njeriut Zotin e tij, Fenë e tij, dhe Pejgamberin e tij sala llahu alejhi ue selem. Nëse do të pyesin ty: Kush është Zoti yt?

Thuaj: Zoti im është Allahu, i cili më ka krijuar mua dhe ka krijuar të gjithë botën me madhëninë e Tij. Allahu është adhuruesi im nuk kam të adhuruar tjetër

veç Tij. Argument për këtë është fjala e Allahut:{Falenderimi i takon Allahut Zotit të botëve} Fatiha/2. Gjithqka përveq Allahut është e krijuar dhe un jam

njëri prej atyre krijesave. Nëse do të pyesin ty: si arrite ta njohësh Zotin tënd? Thuaj: me argumentet dhe krijesat e Tij, nga argumentet e Tij jan: Nata dhe

dita, dielli dhe hëna. Dhe nga krijesat e Tij jan shtatë qiejt dhe shtatë tokat dhe gjithqka që ka në to dhe mes tyre.

Argument është kuptimi i fjalës së Allahut:{Nga argumentet e Tij janë nata dhe dita, diedhi dhe hëna, mos iu përuluni diellit dhe as hënës por

përuljuni Allahut i cili i ka krijuar ata nëse jeni që e adhuroni Atë}fusilet/37. Dhe ajeti: {Vërtet, Zoti juaj, All-llahu, është Ai që krijoi qiejt dhe

tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditën me natën, që me të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së

ditës), edhe dielli, edhe hëna e edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi i madhëruar është

All-llahu, Zoti i botëve} El’araf/54. Allahu (Zoti) është ai i cili adhurohet. Argument është fjala e Allahut:

{O njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve edhe ata që ishin para jush ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar) Ai, i cili për ju bëri

tokën shtrat (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për ju, pra mos i përshkruani

All-llahut shokë, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka shokë)}. Elbekare/21-22.

Ibën Kethiri Allahu e mëshiroftë thotë: ‘Krijuesi i këtyre gjërave, Ai meriton të adhurohet’. Llojet e adhurimeve të cilat Allahu na ka urdhëruar me to janë:

Islami, Imani, Ihsani(mirësia),gjithashtu bën pjesë tek adhurimet: Duaja(lutja), Frika, Shpresa, Mbështetja, Dëshira, Frikësimi, Përqëndrimi,Frik’respekti,

Kthimi, Kërkimi i ndihmës në punë të mira, kërkimi i ndihmës për mbrojtje nga shejtanët, kërkimi i ndihmës për mbrojtje nga armiku, Kurbani, Premtimi….

Dhe shumë adhurime të tjera të cilat Allahu ka urdhëruar për to, të gjitha këto kryhen vetëm për hirë të Allahut. Argument është fjala e Allahut:{Faltoret janë

vetëm për Allahun ndaj mos ju lut dikujt tjetër me Allahun}. Prandaj kush i drejtohet me ndonjë adhurim dikujt tjetëri përveç Allahut ai është idhujtarë

dhe mohues(qafir).

Dhe argument për këtë është ajeti kuranorë:{E kush i lutet përveç Allahut ndonjë Zoti tjetër që ai nuk ka argument! Llogaria e tij do ti bëhet tek Zoti

i Tij, Ai nuk i shpëton mohuesit}. Dhe në hadith thuhet:[Lutja është esenca e adhurimit]. Argument për këtë është ajeti kuranorë:{Dhe Zoti juaj tha:

Mu lutuni Mua e un ju përgjigjem ju, ata të cilët jan kryelartë nga adhurimi im do të hyjnë në xhehenem të poshtruar}.

Argument për frikën është ajeti : {Mos iu frikësoni atyre por mu frikësoni mua nëse jeni besimtarë}.

Argumenti i shpreses është ajeti: {E kush shpreson në takimin me Zotin e tij le të punojë vepra të mira,

dhe të mos i bëjë shok Allahut në adhurimin e Tij askënd}.

Argumenti i Mbështetjes është ajeti: {Allahut mbështetjuni nëse jeni besimtarë}.

Dhe ajeti : {E kush i mbështet Allahut Ai do ti mjaftojë}.

Argumenti i Dëshirës, i frikësimit dhe përqëndrimit është ajeti: {Ata garonin në punë të mira dhe na u lusnin Ne me dëshirë dhe frikë dhe

ishin ndaj nesh të përqëndruar}.

Argumenti i frikërespektit është ajeti: {Mos iu frikësoni atyre por mu frikësoni Mua}.

Argumenti i kthimit është ajeti: {Kthehuni tek Zoti juaj dhe dorëzuhjuni Atij}.

Argumenti i kërkimit ndihmë ajeti: {Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë}.

Dhe në hadith thuhet:[ Nëse do të kërkosh ndihmë kërkoje atë prej Allahut].

Argumenti i mbrojtjes ajeti: {Thuaj kërkoj mbrojtje tek Allahu Zoti i agimit}

dhe ajeti: {Thuaj kërkoj mbrojtje tek Allahu Zoti i njerëzve}.

Argumenti i kërkimit ndihmës në raste rreziku ajeti: {Kur ju, ju lutët Zotit tuaj e Ai ju përgjigj}.

Argumenti i kurbanit është ajeti: {Thuaj Namazi im, Kurbani im, jeta dhe vdekja ime jan vetëm për

Allahun Zotin e botërave, Ai nuk ka shok(rival) për këtë jam urdhëruar dhe unë jam i pari i muslimanëve}.

Dhe në hadith thuhet:[ Allahu e mallkoftë atë që bën kurban për dikë tjetër veç Allahut].

Argumenti i premtimit është ajeti:

{E mbajnë premtimin dhe i frikësohen ditës (së kijametit) tmerri i së cilës është i përhapur gjithkund}.

 

http://studio-rejan.com