1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer
  • Last Modified: E premte 15 Prill 2016.

Përse na krijoi Allahu?

Përse na krijoi Allahu?

Përgjigje: Allahu na krijoi që ta adhurojmë dhe të mos i shoqërojmë asgjë në adhurim. Argumenti për këtë është fjala e Allahut:

"Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë". (Edh-Dharijat: 56) Njashtu fjala e të Dërguarit, sal-lallahu alejhi ue selem:

"E drejta e Allahut ndaj robërve është që ta adhurojnë Atë e të mos i shoqërojnë asgjë në adhurim". (Shënojnë Buhariu dhe Muslimi)

Ç`është adhurimi?

Përgjigje: Adhurimi është një nocion gjithëpërfshirës, i çdo gjëje të cilën Allahu e do dhe është i kënaqur; nga fjalët dhe veprat,

të dukshme dhe të padukshme: si namazi, lutja, përulësia e të tjera. Allahu i Lartësuar ka thënë: "Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im,

kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve". (El-En`am: 162) Njashtu i Dërguari, sal-lallahu alejhi ue selem,

ka thënë: Allahu i Lartësuar ka thënë: "Robi Im nuk Më afrohet me diçka më të dashur tek Unë sesa obligimet (farzet)".

(Hadith kudsij, të cilin e shënon Buhariu)