1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer
  • Last Modified: E premte 15 Prill 2016.
  • Adhurimi më i madh
  • Pendimi dhe kërkimi i faljes
  • Dobitë e lëmoshës
  • Rëndësia e namazit
Adhurimi më i madh

Adhurimi më i madh

Dr. Muhamed Arifi A të të drejtoj tek një adhurim nga adhurimet më të mëdha? I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, e vepronte atë në çdo gjendje të tij. Madje, Allahu i Lartësuar i urdhëroi besimtarët që ta veprojnë atë pas namazit, agjërimit, haxhit, gjatë luftimit, para dhe pas ushqimit, para dhe pas gjumit... E megjithatë, për këtë s`ka nevojë drejtim kah kibleja, e as mbulim të avretit (vendeve të turpshme) dhe nuk bëhet me xhemat. Nuk bëhet udhëtim për hir të tij, e as nuk jepet ndonjë para e vetme për të.        Këtë adhurim mund ta bëjë çdo i madh e i vogël; i pasur e i varfër; burrë e grua; i ditur e xhahil; i angazhuar e i lirë…         A e di cili është ky adhurim? Ai është (adhurimi) për të cilin Allahu i Lartësuar i lavdëroi vepërmirët e vepërmirat, sepse ata gjithnjë e veprojnë atë. Allahu i Lartësuar thotë: “…përkujtuesit e Allahut vazhdimisht dhe përkujtueset, pra, për të gjithë...
Pendimi dhe kërkimi i faljes

Pendimi dhe kërkimi i faljes

Ajete kur`anore: “Dhe kush pendohet e bën vepra të mira, ai, vërtet, është penduar sinqerisht tek All-llahu.” (El-Furkan: 71) “ … dhe të gjithë pendohuni te All-llahu, o besimtarë, ndoshta do të shpëtoni.”(En-Nur: 31) “Ata të cilët i maltretojnë besimtarët dhe besimtaret dhe nuk pendohen, i pret dënim i xhehennemit dhe dënim me djegie.” (El-Buruxh : 10) “Ti madhëroje Zotin tënd me lavdërata dhe kërko falje nga Ai! Ai me të vërtetë e pranon pendimin.” (En-Nasr: 3) “O besimtarë! Pendohuni tek All-llahu me sinqeritet të thellë.” (Et-Tahrim: 8) “Ai i cili bën ndonjë të keqe ose bën mëkat ndaj vetes e pastaj e lut All-llahun që t’ia falë – do të bindet se All-llahu fal dhe është i mëshirshëm.” (En-Nisa: 110) “Unë, me siguri, jam falës i madh për atë, i cili, pendohet dhe beson e bën vepra të mira, mandej e vazhdon rrugën e drejtë.” (Ta Ha: 82) “Dhe Ai është i Cili pranon pendimin nga robërit e Vet dhe fal të këqiat dhe e di se çka punoni.” (Esh-Shura: 25) “Thuaj: “O robërit e Mi,...
Dobitë e lëmoshës

Dobitë e lëmoshës

  1. Melekët (engjëjt) luten që të të shtohet pasuria. 2. Ajo është fitore kundër shejtanëve (djajve). 3. Ajo e shuan hidhërimin e Allahut të Lartmadhëruar. 4. Ajo është ilaç dhe shërim për çdo sëmundje. 5. Ajo e mbron nderin dhe vlerën tënde. 6. Ajo ta mundëson që të kesh përfundim të mirë para vdekjes. 7. Lëmosha është mbulesa dhe vepra e cila të mbron nga zjarri i Xhehenemit. 8. Ajo do të të bëjë hije në Ditën e Kijametit. 9. Ajo ta shton pasurinë dhe e begaton atë. 10. Ajo ta zbut zemrën nga ashpërsia. 11. Lëmosha e shuan të nxehtin dhe dënimin e varrit. 12. Ajo t`i shuan mëkatet tua dhe t`i shlyen gabimet. 13. E largon fatkeqësinë nga dorëdhënësi dhe pjesëtarët e familjes së tij.
Rëndësia e namazit

Rëndësia e namazit

Është kushti i dytë i islamit. Është gjëja e parë në të cilën njeriu do të japë llogari. Po që se namazi është në rregull, atëherë në rregull do të jenë të gjitha punët dhe anasjelltas. Është shenjë që përcakton besimtarët e devotshëm. Allahu thotë duke përshkruar besimtarët e dovotshëm: "Dhe ata që e kryejn namazin." Ai që i kushton rëndësi namazit, ai e ka ruajtur fenë e tij, ndërsa kush nuk i kushton rëndësi namazit, ai nuk i është përkushtuar fesë së tij. Feja zë vend në zemrën e një personi aq sa zë vend namazi. Namazi tregon dashurinë dhe mirënjohjen e njeriut ndaj Allahut. Namazi është një adhurim të cilin Allahu ka urdhëruar që ta kryejmë, madje kur jemi edhe në udhëtim, por edhe kur jemi në vendlindje, kur jemi të shëndosh edhe të sëmurë etj. Është bërë obligim në qiell në natën e Miraxhit. Është dritë dhe shpëtim në varr dhe në ditën e Gjykimit. Largon nga të shëmtuarat dhe veprat e këqija.
Previous
Next

SH. K. "SINQERITETI"

MEKA LIVE

MEDINA LIVE

RADIO REJAN

mediaplayer winamp itunes realplayer

NA NDIQNI NË:

youtube-logo

facebook

Vizitat e faqes

02318489
Sot
Dje
Këtë Javë
Javën e Kaluar
Këtë Muaj
Muajin e Kaluar
Gjithsej
926
942
8635
2296196
27102
38997
2318489

Adresa juaj e IP: 54.225.16.10
Koha e Serverit: 2017-11-20 13:11:44

VIDEOT E REJA

LATEST MEDIA